Takimi në Bjellorusi, Ministria e Jashtme publikon foton: Gjithçka është gati për të pritur negociatat Rusi-Ukrainë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Jashtme e Bjellorusisë ka publikuar një foto të vendit ku do zhvillohen negociatat e sotme Rusi-Ukrainë.

“Në Bjellorusi, gjithçka është gati për të pritur negociatat Rusi-Ukrainë. Në pritje të mbërritjes së delegacioneve, “tha ministria në një postim në Twitter.

Raportohet se delegacionet Ukrainas dhe Ruse do të ulen në tryezën e bisedimeve në orën 12:00, ku shpresohet se do të ketë një zgjidhje dhe pse mundësitë janë të ulta.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy të dielën njoftoi se delegacionet ukrainase dhe ruse do të takohen pa parakushte në Pripyat në Bjellorusi. Zelenskiy u shpreh se nuk ishte i sigurt se do të kishte ndonjë përparim, por që do të përpiqej.

“Do të them sinqerisht, si gjithmonë, se nuk besoj në rezultatin e këtij takimi. Por le të përpiqemi, në mënyrë që asnjë qytetar i Ukrainës të mos ketë dyshim se unë, si president, nuk u përpoqa ta ndaloja luftën kur kishte edhe një shans” tha ai.

Zjarr Tv Ad