Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se ka programuar një tjetër rritje çmimesh për karburantet.
Sipas sekretarit, Enno Bozdo, sado qe Rama të fshihet dhe ta mohojë këtë fakt ai po planifikon të fusë sërish duart në xhepat bosh të shqiptarëve.
Bozdo: Qeveria ka programuar një rritje të çmimit për karburantin. Sado që Rama të fshihet dhe ta mohojë këtë fakt, e vërteta është se ai po programon të fusë përsëri dorën në xhepat bososh të shqiptarëve.
Shqipëria sot ka çmimin më të shtrenjtë të karburantit në Evropë, ndërkohë që është vendi më i varfër i saj. Çmimi i karburantit sot është shumë më i shtrenjtë në Shqipëri, sepse qeveria ka ngarkuar atë me shumë taksash dhe akciza, pa pasuri në asnjë nga vendet e tjera të rajonit dhe BE.
Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, qeveria kërkon përsëri të rrisë çmimin e karburantit. Kjo kërkon të justifikojë në emër të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE dhe harmonizimin e legjislacionit të fushës.
Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipëria vërtetë është kërkuar mbajtjen e rezervave të sigurisë së karburantit, për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak diçka e re. Industria shqiptare e sektorit të naftës dhe gazit ka qenë e obliguar të mbajë këto rezerva që në vitin 1999, me ligj që është ende sot në fuqi.
Me ndryshimin që u bë në këtë ligj në vitin 2004, përcaktohet qartë se Industria duhet të mbajë siguri rezervë të llogaritur në 90 ditë shitje dhe konsum. Industria e ka plotësuar këtë kërkesë, dhe kostoja e mbajtjes së kësaj rezerve ka transferuar prej 15 vitesh tashmë në çmimin final të karburantit për konsumatorët.