Talebanët marrin Kabulin, presidenti afgan “braktis” vendin dhe arratiset në Taxhikistan

0
227
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Afganistanit Ashraf Ghani, u largua nga vendi sot ndërsa talebanët u zhvendosën më tej në Kabul, thanë zyrtarët e brendshëm.

Bashkatdhetarët e tij dhe të huajt u përpoqën për një zgjidhje, duke sinjalizuar fundin e një eksperimenti 20-vjeçar perëndimor që synonte rindërtimin e Afganistanit.

Ghani u largua nga vendi, thanë dy zyrtarë për Associated Press, duke folur në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të informonin gazetarët. Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit Afgan të Pajtimit Kombëtar, më vonë konfirmoi se Ghani ishte larguar.

“Ai u largua nga Afganistani në një kohë të vështirë” tha Abdullah.

Civilët nga frika se talibanët mund të rivendosin atë lloj sundimi brutal, nxituan të largohen nga vendi.

Zjarr Tv Ad