Talebanët shpallin qeverinë e re për Afganistanin, në krye themeluesi i tyre, Ministër i Brendshëm i shumëkërkuari nga FBI

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Talebanët kanë shpallur ditën e sotme qeverinë e përkohshme që do të drejtojë Afganistanin, ku në krye do të jetë një prej themeluesve të tyre, Hassan Akhund.

Në krye të Ministrisë së Brendshme do të jetë Sirajuddin Haqqani, i cili është një person i shumëkërkuar nga FBI, ndërkohë që Ministër i Mbrojtjes është vendosur Mullah Yaqoob.

Në krye të Ministrisë së Jashtme do të jetë Amir Khan Muttaqi, i cili do të ketë detyrë të bindë shtetet perëndimore që të njohin qeverinë e re, pasi ato janë shprehur kundër qeverisë së kruijuar nga talebanët. Vetëm Rusia ka konfirmuar se do të dërgojë një zyrtar për të biseduar rreth njohjes së kësaj qeverie.

Zëvendës kryeministër në qeverinë e re është vendosur Mullah Baradar, i cili është një nga personat më të njohur të atlebanëve. Gjatë mërgimit 20 vjeçar të talebanëve, Baradar kishte reputacionin e një udhëheqësi të fuqishëm ushtarak dhe një operatori të mprehtë politik. Diplomatët perëndimorë e konsideruan atë si krahun e Quetta Shura – udhëheqja e rigrupuar e talebanëve në mërgim – që ishte më rezistente ndaj kontrollit të ISI dhe më e përshtatshme për kontaktet politike me Kabulin.

Zjarr Tv Ad