Talenti belg në Milano, ja kur do ta firmos kontratën e re

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Milan dhe Club Brugge kanë arritur marrveshjen për transferimin e De Ketelaere në Milano.

Kuqezinjtë do të derdhin në arkat e belgëve shumën e 32 milionë euro plus 3 të tjera në formën e bonuseve. Gjithashtu belgët do të përfitojnë edhe në rastë shitjeje në të ardhmen duke ruajtur një pjesë të kartonit të lojtarit.

Sipas mediave italiane 21-vjecari pritet që sonte pasdite të udhëtoj drejtë Milanos me një fluturim privat. Ndërkohë neser paradite pritet të kryej vizitat mjekësore dhe të firmos kontratën e re me Milanin.

De Ketelaere sezonin e fundit me Brugge u aktivizua në 39 takime duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar 8 asist.

Zjarr Tv Ad