Ministrja e re e Arsimit, Besa Shahini doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, për ti bërë thirrje studentëve protestues që të mos bllokojnë punën e sekretarive mësimore. Sipas saj, bllokimi i sekretarive pengon punën për të zbatuar në kohë VKM-të për tarifat.
“Është e rëndësishme dhe i bëj ftesë universiteteve, por edhe studentëve që janë nëpër këto fakultete duke protestuar që të mundësojnë punën e sekretarive dhe të mundësojnë sot pjesëmarrjen e personave nga ministria e Arsimit që të mund t’ju asistojnë ju me pyetjet që ju keni.
Në rastet kur sekretaritë nuk funksionojnë, ne nuk e marrim informacionin e duhur për listat e studentëve që janë përfitues të bursave, që janë përfitues të përjashtimeve nga tarifat dhe kjo e vonon procesin.
Sekretaritë që janë të bllokuara po e pengojnë procesin për të zgjidhur çështjet që janë pa zgjidhur për të përfunduar zbatimi i VKM për tarifat.
Edhe njëherë bëj festë studentët që po bllokojnë sekretaritë të mundësojnë funksionimin e tyre, sepse është e rëndësishme të zbatojmë pjesë të VKM që kanë të bëjnë me tarifat”.