Task-Forca Antikorrupsion, Gjonaj: 60 masa administrative, 3 drejtorë të larguar nga ALUIZNI

0
134
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në cilësinë e drejtueses së njësisë së Task-Forcës për të luftuar korrupsionin në administratë, ka njoftuar nga Kryeministria masat e marra për punonjësit e institucioneve shtetërore.

Gjonaj ka thënë se janë marrë 60 masa administrative, 9 pezullime në detyrë, si edhe ka theksuar se 3 drejtorë të ALUIZNI-t janë larguar nga puna. Task-Forca ka rekomanduar 60 masa.

Të gjitha institucionet kanë zbatuar rekomandimet e Task-Forcës, 9 prej tyre pezullime nga puna. Konkretisht për inspektorë të ALUIZNI-t, 3 drejtorë janë larguar nga detyra. Nuk respektuan urdhërat dhe kërkesat e dërguara. Lufta anti-korrupsion, sfidë kryesore e qeverisë shqiptare. Do godasim çdo shfaqje të tillë.

Zjarr Tv Ad