Taulant Balla, ka debatuar ashpër me gazetarin Bledian Koka, teksa ishin duke folur për përplasjen në Elbasan mes biznesmenit Gjergj Luca dhe Luçiano Boçit.
Në momentin që gazetari i tha të largohesh nga lokali i Lucës, Balla ikën nga emisioni dhe mbyll kamerën.
Pjesë nga debati:
Bledian Koka: Ku ndodheni tani?
Taulant Balla: Jam në zyrën time…
Bledian Koka: Nuk jeni në ndonjë lokal po themi.
Taulant Balla: Jo.
Bledian Koka: Sa para ka paguar PS për zhvillimin e Asamblesë para pak muajsh tek Rofaza, lokali i Gjergj Lucës.
Taulant Balla: Nuk i përgjigjem asnjë përfaqësuesi të një televizoni që financohet me paratë e pista të korrupsionit të djalit të Sali Berishës.
Bledian Koka: Kuptoj…Ju jeni shpifës i madh, i dënuar dhe nuk keni paguar as paratë e dënimit. Hetoni se e keni shtetin në dorë. E keni ngritur karrierën mbi shpifje. Largohuni nga lokali i Gjergj Lucës, se turp i madh. Dilni e mbroni Gjergj Lucën nga aty ku jeni.