Taulant Balla: Nuk e kam imagjinuar që në Librazhd, do të bëja kaq shumë punë sa kam bërë sot…

0
1399
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, ishte i ftuar në “PolitikOn” nga Alfred Lela, ku u shpreh se në vitin 2013-të, nuk imagjinonte që në vendlindjen time në Librazhd, pas 7 vitesh do të bënte kaq shumë punë sa janë bërë sot.

Balla: Në vitin 2013 nuk e kisha imagjinuar që në vendlindjen time në Librazhd, pas 7 vitesh do të kisha bërë kaq shumë punë sa janë bërë sot. Këtë e them në sinqeritetin maksimal dhe në vetëdijen se çfarë ka ndodhur në atë qytet dhe bashki.

Ka rilindur arsimi. Nuk ka një bashki tjetër në Shqipëri, ku janë rindërtuar më shumë shkolla se sa në Librazhd. Kam edhe 3 shkolla të tjera për të cilat është planifikuar investimi gjatë këtij viti. Ndërkohë, për herë të parë në atë bashki ka fabrika, që nuk imagjinohet para 2013-tën dhe një kompani italiane që punëson vajza dhe gra. Po ashtu edhe një kompani italo-gjermano që prodhon pjesë këmbimi të kompanive si Mercedez dhe Fiat.

Zjarr Tv Ad