Taulant Balla, u shpreh sot në Kuvend se; procesi i rindërtimit, po vijon me ritme shumë të shpejta.
Sipas Kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ky proces po vazhdon të ecë në mënyrë të shkëlqyer. Gjithashtu, Balla e ka krahasuar Shqipërinë me Irlandën e Re dhe me Italinë, të cilët janë prekur nga fatkeqësitë natyrore, por që ende nuk kanë rindërtuar Akoma banesat për qytetarët.
“Ti shprehim falenderime tona princit te emirateve të bashkuara të cilët e kanë treguar mbështetjen e tyre në shumë raste siç mund të përmend krizën e Kosovës që sillte ndihma për to të cilët ishin shpërngulur nga serbët. Dhe po sot ne jemi në kushtet kur miqtë Emiratet i gjenden pranë Shqipërisë. Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit ka ecur në mënyrë të shkëlqyer mjafto që të hidhni sytë dhe të kërkoni në internet në lidhje me fatkeqësitë e mëdha në shumë vende ka vonesa në ndërtim siç mund të përmendim termetin në Irlanden e Re apo në Italinë fqinje që ka akoma shumë ndërtesa të parindërtuara. Nuk e them për llogari këtu apo opozitës jashtë-rrugore por e them me krenari për atë që është arritur. Nëse nuk do të kishim rikuperuar ekonominë e vendit nuk do të kishim dhe këto kapacitete për tu ringritur. Ditën që PD-ja ka bërë politike me numrin e jetëve të humbura i ka humbur vlerat humane dhe busullën. Ajo që po ndodh me spitalin e Kurbinit shteti shqiptar e ka gjetur fondin dhe fakti që qeveria ka siguruar fondin padyshim që spitali do të vijojë. Në pranverën e vitit 2021 atëherë kur politika e mbrapshtë e këtyre politikanëve që duan të bëjnë politike me numrin e jetëve të humbura”, është shprehur Balla.
Teksa foli në lidhje me ligjin e Policisë së Shtetit, Balla tha se; Presidenti Ilir Meta, duhet të mos bëjë më politikë me dekrete presidenciale.
“Dua t’i kthehem ligjit të Policisë së Shtetit. Ky ligj është diskutuar prej kohësh.Ilir Meta natën takohet me ish-polic ose policë që janë larguar për shkak të problemeve që kanë pasur, sot merr përgjigjen se ne kemi rezultatet më të mira të Policisë së Shtetit. Meta të heqë dorë të bëjë politikë me dekrete presidenciale. Është e turpshme që kryetari i shtetit kritikon Policinë e Shtetit. Është e papranueshme Ilir Meta që të vonosh ligjin për Buxhetin e Shtetit i cili është shprehja më kuptimplotë e opinionit të shumicës qeverisëse, një vonesë e tillë ka bërë që të vonojë qeverinë për blerjen e vaksinës dhe të gjithë nevojave të tjera për përballjen me pandeminë”, shprehet Balla.