Taulant Balla, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar s’e ndodhet në Elbasan, ku shprehet s’e asnjë qytetar nuk duhet të harrojë çeljen e fushatës së Partisë Demokratike, sepse sipas Ballës, kjo forcë politike ka shkelur rregullat anti-kovid, e që kanë treguar papërgjegjshmëri. Gjithashtu, Balla nëpërmjet këtij statusi, u bën thirrje qytetarëve, që të zgjedhin të ardhmen, Partinë Socialiste.
“Elbasan – Takim me banorët e lagjes 5 Maji
Asnjë qytetar të mos harrojë pamjen e mbrëmshme të çeljes së fushatës së Partisë Demokratike. Të gjithë e panë qartë dallimin e madh mes asaj që Partia Socialiste përfaqëson dhe atë që ata kanë qenë e janë.
Karshilliku ndaj masave anticovid i shërben vetëm sëmundjes dhe pamja e djeshme ishte një pamje, jo vetëm përpërgjegjshmërie.
Shqiptarët zgjedhin qytetarinë, zgjedhin të mbrojnë jetën, zgjedhin të ardhmen, zgjedhin Partinë Socialiste”, kështu shkruan Taulant Balla.