Taulant Muka nxjerr ‘zbuluar’ Veliajn: Fakte të reja për diplomimin e tij

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-zëvendës ministri i Arsimit, Taulant Muka ka zbuluar një tjetër fakt lidhur me mënyrën se si janë diplomuar një pjesë e përfaqësuesve të politikës shqiptare, dhe këtë radhë për kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliajn.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Muka shkruan se midis dy diplomave të lëshuara në të njëjtën ditë nga Universiteti i Sussex, diploma e Veliajt sipas tij është pa vulë në ndryshim nga tjetra që i është dhënë një shtetasi të huaj.

Muka argumenton se i diplomuari me diplomën me vulë ka edhe foto gjatë diplomimit, ku jep edhe linkun përmes të cilit mund të konstatohet.

Postimi i plotë:

Fakte te reja, shperndajeni!

Dy diploma te leshuara ne te njejten dite nga Universiteti i Sussex; diploma e Veliaj pa vule! 
I diplomuari me diplomen me vule ka dhe foto gjate diplomimit (dhe diplomen origjinale) qe mund ti gjeni duke klikuarhttps://www.brigatti.co.uk/…/Aaron-Masters-Graduation-Feb2…/

PS: A ka gazetare Shqiperia?! Po opozite?! 

 

Zjarr Tv Ad