“Të arrestohet Dako”, PD: Po shkatërron provat me ndihmën e Ramës’

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka kërkuar sërish sot, arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako për bashkëpunimin e tij të ngushtë me bandat për të grabitur votat. Kryetari i Grupit të PD, Edmond Spaho, deklaroi nga selia blu se “çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Spaho: “ Ka të paktën dy javë që shqiptarët kanë parë provat e vërtetësisë së denoncimit të Partisë Demokratike se Vangjush Dako ka bashkëpunuar me bandat e Durrësit duke i përdorur ato për të blerë vota për pushtetin e tij dhe të Edi Ramës.

Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blear për tepsinë e Edi Ramës.

Faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg!

Deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Përgjimet zyrtare të prokurorisë nga dosja 339 nxjerrin në pah marrëdhënien e ngushtë të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, trafikantë ndërkombëtarë droge nga Amerika latine në Euopë, të cilët i ka përdorur në fushatë për të blerë zgjedhjet. Përgjimet faktojnë gatishmërinë dhe garancinë e Vangjush Dakos për t’i mbaruar punë bandës.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi.

Ndodhemi para një momenti dramatik për fatin e drejtësisë dhe të vendit.

Nuk mund të ketë as drejtësi as paqe sociale, kur arrestohen dhe mbahen në burg ata që protestojnë për bukën e gojës dhe bredhin të lirë politikanë kriminelë si Vangjush Dako, vetëm pse gëzojnë mbështetjen e kreut të qeverisë.

Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!“

 

Zjarr Tv Ad