Perëndimi i kërkon Serbisë të ndalë lobimin kundër Kosovës

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Vendet perëndimore po i kërkojnë Serbisë të pezullojë një fushatë diplomatike që me sukses po arrin të ndikojë në shtetet që e kanë njohur Kosovën”. Kështu ka deklaruar për ‘Novosti’, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç duke theksuar se për këtë është ankuar pala kosovare.

“Pala kosovare është ankuar te perëndimorët për mua dhe Perëndimi kërkon që ta ndaloj fushatën në mënyrë që t’i lejojmë ata të lobojnë për njohje të reja dhe të anëtarësohen në organizata ndërkombëtare”, ka deklaruar Daçiç,

Ministri serb, i cili po supozon se shtete të ndryshme po e shqyrtojnë edhe një herë njohjen e Kosovës si shtet ka thënë se ky është një rezultat i madh i Serbisë, i cili e fakton se Kosova nuk është çështje e zgjidhur.

Siç thekson gazeta, qëllimi i Serbisë është që numri i vendeve që e kanë njohur Kosovën të bie nën 100 deri në fund të këtij viti.

Për lobimin e Serbisë kundër Kosovës ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e cila ka kërkuar nga Bashkimi Evropian t’ia tërheq vërejtjen shtetit fqinj.

Zjarr Tv Ad