Të dënuarit më me shumë heqje lirie në botë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rene Lopez, SHBA – 1.503 vjet. U shpall fajtor për 186 akuza për sulme seksuale. Përdhunoi për 5 vjet vajzën e tij adoleshente.

Bobbie Joe Long, SHBA – 28 burgime të përjetshme, 99 vjet burg, dhe 1 dënim me vdekje. U shpall fajtor për përdhunimin e 50 grave, dhe vrasjen e 25 prej tyre.

James Eagan Holmes, SHBA – 12 burgime të përjetshme dhe 3.318 vjet burg. Në vitin 2013, vrau në një kinema në Kolorado 2 persona dhe plagosi 70 të tjerë.

Martin Bryant, Australi – 35 dënime të përjetshme dhe 1.035 vjet. Vrau 35 vetë dhe plagosi 23 të tjerë, në masakrën e Port Arthur në vitin 1996

Dudley Wayne Kyzer, SHBA – 10.000 vjet dhe 3 burgime të përjetshme. Më 1976, vrau gruan , vjehrrën dhe një të student.

Allan Wayne McLaurin dhe Darron Bennalford Anderson, SHBA – 21.000 dhe 11.000 vite burg. Përdhunuan disa herë një grua të sapomartuar në Oklahoma.

Charles Scott Robinson, SHBA – 30.000 vite burg. U shpall fajtor për përdhunimin e 6 fëmijëve në Oklahoma.

Otman el-Gnaoui, Jamal Zougam dhe Emilio Trashorras, Spanjë – 42.924 vite burg. Ideuan shpërthimet në metronë e Madridit në vitin 2004, ku u vranë 191 persona dhe u plagosën 2.000 të tjerë.

Chamoy Thipyaso, Tajlandë – 141.078 vite burg. Gruaja tajlandeze mashtroi 16.000 njerëz, në një skemë piramidale nga e cila përfitoi 200 milionë dollarë.

 

Zjarr Tv Ad