“Të distancohemi nga xhaketat e vjetra”, shpërthimi i themeluesit të PD: Tubimi i politikanit në pension, përpjekje për të përçarë partinë! S’duhet ta lejojmë

0
3142
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Ka një përpjekje për ta ndarë Partinë Demokratike dhe ky paraqet një moment të jashtëzakonshëm për të gjithë ne që e themeluam atë 31 vjet me parë”, kështu shprehet një prej themeluesve të kësaj force politike, Zenel Hoxha, teksa komenton atë që e quan “tubim” të Sali Berishës në “Air Albania”. Hoxha thotë se një politikan në pension, duke iu referuar Sali Berishës, kërkon jo të rithemelojë, por të rihipotekojë PD-në. “Kjo nuk mund dhe nuk duhet të ndodhë” shprehet ai.

Shkrimi i plotë:

Ka një perpjekje për ta ndarë Partine Demokratike dhe ky paraqet një moment të jashtëzakonshëm për të gjithë ne që e themeluam atë 31 vjet më parë. Shqiptarët janë në zgrip ekzistencial dhe çdo perpjekje për ta zhbërë PD-në i shërben forcave regresive dhe përpjekjes për ta shkatërruar opozitarizmin. Keto jane vlerat kundra te cilave ne u ngritem mbi tre dekada me pare.

Lidershipi i PD-se duhet te beje nje katharsis, pasi e vetmja menyre per te transformur skenen politike shqiptare eshte nepermjet perbashkimit dhe risjelljes se vlerave mbi te cilat nisi levizja studentore – nje levizje qe pa drejt se ardhmes, jo te shkuares.

Sot më 11 dhjetor 2021 në stadiumin Air Albania vazhdon tubimi, që të mbledhurit dhe organizatori do ta quajnë Kuvend të PD. Kjo është logjika e organizatorit informal të veprimtarisë që kërkon të mbledhë anëtarë të Partisë më shumë nga sa mund të ketë delegatë. Ky është një tubim i turpshëm për fatin e një partie politike që mbush 31 vite jetë politike si forcë kryesore e vendit.

Ky tubim dhe jo kuvend është për arsye dhe qëllim të pastër individual të politikanit që shkëlqen në tranzicion dhe shfaqet i dalë kohe në normalitet. Ky politikan që kërkon të rikthehet nga pensioni politik me një lojë hipokrite, kërkon hapur të rihipotekojë PD. Por kjo nuk mund dhe nuk do të ndodhë.

Miku dhe mbrojtësi më i madh dhe më i fuqishëm që ka demokracia dhe kombi shqiptar ia ka vendosur zyrtarisht shenjën dhe çertifikimin e të dënuarit. Kjo nuk është e lidhur me skenën apo me skenarët që gatuan në ndërgjegjen dhe tek mbështetësit e vet miopë. PD është forca që duhet të sillet dhe respektojë institucionet e veta dhe jo të rikthejë në historinë politike të saj,insinuata apo gjendje parashoqërore. Ardhja në Shqipëri e Zv. Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit Gabriel Escobar ishte një sinjal i mëtejshëm se PD dhe Shqipëria nuk mund të shohin veçse nga e ardhmja\Zenel Hoxha

Zjarr Tv Ad