“Të faleminderit për të gjitha Edi”, mungoi sot në Kuvend, por ja më është takuar kryeministri Rama

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Edi Rama mungoi sot në Parlament dhe nuk kishte një njoftim zyrtar për arsyen. Tashmë mësohet se ai ka qenë në një takim në Kryeministri me politikanin shqiptar në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, me të cilin ka diskutuar për disa çështje të rëndësishme.

Është vetë Ahmeti që jep lajmin dhe falenderon Edi Ramën për pritjen.

Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir – Elbasan dhe shumë të tjera, shkruan Ali Ahmeti.

Shënimi i plotë i politikanit Ahmeti:

Të faleminderit për të gjitha Edi. Me sytë kah horizonti i perspektivës së integrimit në Bashkimin Europian dhe me synimin e thellimit të bashkëpunimit mes nesh, u takuam vëllazërisht sot në Tiranë me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në fokus të takimit tonë kishim koordinimin ndërinstitucional për projektet e ndërlidhjes më efikase infrastrukturore mes nesh, si: Korridori 8, lidhja hekurudhore përgjatë saj, Rruga e Arbërit, qasje më e lehtë përmes tyre në portin e Durrësit, vendkalimi i përbashkët kufitar, lidhja energjetike Manastir Elbasan dhe shumë të tjera.

Diskutuam edhe për dialogun me Bulgarinë dhe pritshmëritë për zhbllokim të rrugëtimit tonë të përbashkët europian.

Si vende anëtare të NATO-së, shprehëm shqetësimin për eskalimin e situatës në Ukrainë duke dënuar cënimin e integritetit të saj territorial dhe duke bërë thirrje për paqe dhe dialog racional mes palëve.

Zjarr Tv Ad