“10 orë bëri batuta dhe reklamë”, Kryemadhi për dëshminë e Ramës në komision: Kemi dorëzuar një tjetër dosje në SPAK, presim të veprohet

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka mbajtur fjalën e saj në Kuvend ku ka folur lidhur me dëshmionë e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor gjatë ditës së djeshme. Kryemadhi tha se gjatë 10 orëve që Rama kishte dhënë dëshminë e tij kishte bërë vetëm batuta dhe reklamë.

Kryemadhi: Mjafton të dëgjojmë 10 orë batuta dhe kryeministrit në komision nuk është gjë tjetër veçse reklamë ndaj këtij të fundit që ishte një amnistues të aferës së inceneratorëve. Ne kemi bërë një hetim shumë gjithëpërfshirës dhe kemi dorëzuar një dosje në SPAK. Kemi qenë mbështetës të SPAK dhe shpresojmë që të ketë një përfundim të suksesshëm të kësaj afere ku është përfshirë grup i strukturuar kriminal. Çështja nuk janë vetëm inceneratorët por edhe ujësjellësi. Merruni me 100 milionët që janë paguar deri më tani, gjëmoni paratë.

Komisioni hetimor për të zbardhur çështje nuk bëhet as me urdhër politik dhe as diplomatik. Këtë çështje do e vazhdojmë deri në fund sepse nuk është vetëm Lefeter Koka por shumë të tjerë të përfshirë. Koka e kësaj afere është vetë Edi Rama. Ku zoti Niko Peleshi ka qenë zëvendës kryeministër dhe ka firmosur cdo lloj akti por vetëm këtë të inceneratorëve nuk e paska firmosur dot.

Nuk ka kohë për ekskursione, mjafton të shkoni tek ajo që quhet Inceneratori i Tiranës që nuk ekziston dhe është vetëm një fantazëm. Nëse ju nuk e shikoni këtë atëherë marrëveshja e 17 majit vazhdon ende në kurriz të demokratëve dhe të socialistëve të ndershëm.

Zjarr Tv Ad