Bushati: Zemërthyese situata në Ukrainë, BE të nxjerrë mësime!

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka dënuar sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës  mëngjesin e sotëm. Përmes një reagimi në Tëitter, Bushati e cilëson zemërthyese pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ndërsa flet për një pikë kthese në rendin global.

Është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë . Një pikë kthese për rendin global me implikime shumë të mëdha për rendin e vendosur në Europë . A do t’i përgjigjet Europa në mënyrë strategjike kësaj sfide historike? Kjo po ndodh në Evropë,  shkruan Bushati.

Ndërkaq, në një reagim të mëvonshëm të ish-Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Suedez Carld Bildt, ish-ministri ynë i Jashtëm Bushati nuk kursen kritikat ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, nëse strategjia e dekurajimit dështon, strategjia që Putin aplikon prej vitit 2008 do të vazhdojë të funksionojë. Një nga mësimet e dy dekadave të fundit që duhet të kishte mësuar BE-ja është se nëse nuk zgjerohet, të tjerët do të zgjerohen. Koha për të njohur aspiratat evropiane të Ukrainës dhe për të përfshirë Ballkanin Perëndimor.

Zjarr Tv Ad