Të gjithë sytë nga takimi Xi Jinping me Joe Biden në Kaliforni

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti kinez kthehet në Shtetet e Bashkuara 6 vjet pas herës së fundit. Pekini dhe Uashingtoni duan të stabilizojnë marrëdhëniet midis dy vendeve më të fuqishme të botës!

Wired.it në editorialin e saj shkruan se udhëtimi politik nga Bali në San Francisko nuk është një itinerar udhëtimi, por një manifest programor i Xinhua, agjencisë shtetërore kineze të lajmeve, mbi marrëdhëniet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara.

Takimi midis Xi Jinping dhe Joe Biden në samitin e G20 indonezian të vitit 2022 në Bali./Xinhua

Bali ishte vendi i samitit të G20 indonezian të vitit 2022, gjatë të cilit pati takimin e parë dhe të vetëm dypalësh midis Xi Jinping dhe Joe Biden. E vetmi deri tani ndërsa San Francisko tashmë është vendi ku lideri kinez është i destinuar të takojë për herë të dytë banorin e Shtëpisë së Bardhë.

Tashmë San Francisko në qendër të botës…

Për herë të parë që nga viti 2011 (atëherë ishte në Honolulu, Hawaii), Shtetet e Bashkuara po presin Samitin vjetor të APEC, të planifikuar deri të premten, më 17 nëntor. Udhëheqësit e 21 vendeve anëtare të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor po takohen në Kaliforni për të diskutuar, në veçanti, se si të avancohet rritja ekonomike në rajonin e Paqësorit në mbarë botën.

Kujtojmë që pjesëmarrës në takimin e APEC-ut janë – ndër të tjera – Kina, SHBA, Australia, Zelanda e Re, Kanadaja, Meksika, Japonia, Koreja e Jugut dhe Rusia, e përfaqësuara nga Zëvendëskryeministri Alexei Overchuk.

Por, nga ana tjetër ky dimension kaq gjigand shumë planesh eklipsohet pa më të voglin dyshim nga ngjarja kryesorë e samitit që në fakt do të zhvillohet me dyer të mbyllura: një takim ballë për ballë është planifikuar për të mërkurën më 15 nëntor midis presidentit amerikan Joe Biden dhe presidentit kinez Xi Jinping

Takimi zhvillohet në sfondin e marrëdhënieve komplekse herë të ftohta dhe herë miqësore midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara dhe situatave shumë të komplikuara globale. Kjo, jo rastësisht, përderisa Shtetet e Bashkuara dhe Kina janë dy peshat e rënda të ekonomisë botërore.

Ato së bashku, prodhojnë më shumë se 40% të mallrave dhe shërbimeve në botë. Tregtia, Tajvani dhe teknologjia janë në agjendë, siç janë dy luftërat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

CFP
CFP

Pritshmëritë nga SHBA dhe KINA ne takimin Jinping – Biden

Shtetet e Bashkuara shkojnë në takim me “pritshmëri realiste”: objektivi është “të menaxhojë konkurrencën dhe të zvogëlojë rreziqet e konfliktit – shkruan Tg24.Sky.it – “Me Kinën – theksojnë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë – ne jemi në konkurrencë, por jo në Luftë të Ftohtë. Ne duam të krijojmë një kornizë për menaxhimin me sukses të një marrëdhënieje të ndërlikuar.”

Prandaj Uashingtoni dhe Pekini po përgatiten të rivendosin komunikimet ushtarake që u ndërprenë vitin e kaluar kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi vizitoi Tajvanin. Rihapja e kanaleve të komunikimit është një prioritet për Shtëpinë e Bardhë, për të stabilizuar marrëdhëniet me Kinën dhe për të zvogëluar rrezikun e keqkuptimeve ushtarake.

Sipas analizave në perëndim fakti që dy liderët janë përballë njëri-tjetrit është një zhvillim i rëndësishëm dhe në një farë mënyre edhe i papritur deri pak muaj më parë dhe ndaj diskutimi pritet të mbulojë çështje globale, nga lufta midis Izraelit dhe Hamasit te konflikti Ukrainë-Rusi, lidhjet e Koresë së Veriut me Moskën, Tajvanin, të drejtat e njeriut, inteligjencën artificiale, si dhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. – “Asgjë nuk do të mbahet mënjanë; gjithçka është në tryezë,” citohet nga mediat perëndimore një zyrtar i lartë i administratës Biden për Reuters.

CFP
Postera mbi takimin e ardhshëm të 30-të të liderëve ekonomikë të APEC-ut në San-Francisko,Kaliforni, ShBA, 7 nëntor 2023/CFP

Kina nga ana e saj tashmë përtej pesë “jo”-ve të njohura, Jo një luftë të re të ftohtë, Jo rigjallërim të aleancave kundër Kinës, Jo “pavarësisë së Tajvanit”, Jo një konflikt me Kinën dhe Jo tentativave për të ndaluar zhvillimin ekonomik të Kinës, në tre vite të fundit, me një vizion botëror, deklaroi tre nisma (Nisma e Zhvillimit Globale, Nisma e Sigurisë Globale dhe Nisma e Qytetërimit Global), me synimin e ruajtjes së zhvillimit, të mbrojtjes së sigurisë dhe të shtimit të mirënjohjes së qytetërimeve të ndryshme.

Sipas autoriteteve Kineze këto tre nisma, së bashku me koncepte të ndërtimit të komunitetit global me fate të përbashkëta të njerëzimit si për shembull me Nismën “Një brez, një rrugë” etj., pasqyrojnë plotësisht dëshirën, gatishmërinë dhe sinqeritetin e Kinës fjalëmbajtëse për një botë më prosperuese dhe paqësore, nëpërmjet veprimtarive konkrete në bazë të realizimit të interesave të përbashkëta të njerëzimit dhe jo vetëm atyre vetjake.

Tashmë të gjithë “sytë e botës” janë drejtuar nga ky takim historik pas të cilit të gjithë mund të kemi më shumë shpresa për një të ardhme më të mirë, apo më shumë shqetësime për globin? Personalisht besoj që nga dy njerëzit më të fuqishëm të botës do ti justifikojnë shpresat e njerëzimit. Le të presim…/CRI.CN

Zjarr Tv Ad