Makineria i mbërtheu qafën, kjo është shqiptarja që humbi jetën në Itali

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anila Grishaj është 26-vjeçarja shqiptare që humbi tragjikisht jetën në një kompani të ushqimeve të ngrira, në provincën e Trevizos.

E reja ngeci në një makineri gjatë procesit të punës në fabrikë.

Sipas mediave italiane kemi të bëjmë me një aksident të tmerrshëm, pasi makineria i mbërtheu të resë shqiptare qafën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Kolegët e punës që ngritën alarmin i dhanë ndihmën e parë 26-vjeçares, ndërsa mjekët dhe infermierët ndërhynë në kohë rekord edhe me një helikopter ambulancë.

Autoritetet janë duke u përpjekur të rindërtojnë dinamikën e incidentit, ndërsa Prokuroria e Trevisos do të hapë një hetim për tragjedinë.

Pas ngjarjes së rëndë, një nga sekretarët e provincës së Trevisos ka kërkuar më tepër siguri në vendet e punës.

“Vdekja e një gruaje të re në Pieve di Soligo është një tjetër tragjedi në vendin e punës që prek zonën e Trevisos dhe komunitetet tona. Në nivel rajonal kërkojmë që të aktivizohet sa më shpejt një observator sigurie me përfshirjen e institucioneve dhe partnerëve socialë për të luftuar një fenomen që në Veneto dhe në provincën tonë ka arritur në nivele të papranueshme. Më shumë se shumë fjalë, na duhet një iniciativë koordinuese serioze dhe urgjente e të gjitha autoriteteve përgjegjëse, përfshirë Ulss, Inail dhe Inspektoratin e Punës, në fushën e parandalimit dhe kontrollit”, deklaron Giovanni Zorzi.

Zjarr Tv Ad