‘Të parandalojmë agresionin’/Bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi 30 shtetet anëtare të NATO

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjashtë avionë bombardues amerikanë B-52, të Forcave Ajrore Stratofortress janë duke fluturuar sot mbi qiejt e 30 shteteve aleate të NATO-s, në një stërvitje me Forcat Ajrore Aleate. Ndërsa katër bombardues strategjikë amerikanë fluturojnë mbi Evropë dhe dy mbi Amerikën e Veriut për këtë ngjarje të planifikuar për një kohë të gjatë, të quajtur “Allied Sky”, ata do të shoqërohen nga rreth 80 avionë luftarakë nga e gjithë Aleanca, duke ofruar një mundësi për të rritur aftësinë e Aleatëve për të trainuar dhe veprojnë përkrah njëri-tjetrit.

Pikërisht për këtë stërvitje të madhe është deklaruar edhe Ambasada amerikane në Tiranë: “Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj sigurisë së aleancës së NATO-s dhe partnerëve tanë në botë. SHBA operojnë në të gjithë globin dhe u përgjigjen sfidave në mjedisin operacional me fleksibilitet dhe shkathtësi. Fluturimet e sotme të avionëve B-52 në qiejt e të gjitha vendeve të NATO-s vërtetojnë angazhimin e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në njoftim.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha: “Ngjarja e sotme e trajnimit demonstron përkushtimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për NATO-n dhe solidaritetin e aleatëve në veprim.

Ndërsa bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi të gjithë 30 shtete aleate e NATO-s në një ditë të vetme, ata shoqërohen nga avionë luftarakë nga e gjithë Aleanca, duke rritur aftësinë tonë për t’iu përgjigjur së bashku çdo sfide.

Stërvitje si kjo ndihmojnë për të siguruar që ne të përmbushim misionin tonë kryesor: të parandalojmë agresionin, të parandalojmë konfliktin dhe të ruajmë paqen. ”

Avionët nga 20 vendet aleate të NATO-s pritet të fluturojnë përkrah bombarduesve amerikanë: Belgjika, Bullgaria, Kanada, Kroacia, Republika Czecheke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Hollanda, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Spanja , Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zjarr Tv Ad