Të pathënat e ekzekutimit të biznesmenit nga turisti vrasës

0
180
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Klodiana Lala

Me siguri askush nuk e kishte çuar në mendje se Ardian Nikulaj, një politikan vendor me shumë influencë në zonën e Lezhës, do të qëllohej “ditën për diell” në brendësi të lokalit të tij “Coral”, vend të cilin e konsideronte si një “fortesë” të paprekshme dhe me gjasë ndihej i sigurt për jetën e tij. Po ashtu me shumë siguri, askush nuk e kishte menduar se ekzekutori dhe ndihmësit e tij, që e eleminuan 51-vjeçarin, një personazh kontrovers, që ndërthurte tri botë: krimin, biznesin e politikën, ishin shtetas të huaj: një portugez e 4 shtetas britanikë.

Ardian Nikulaj, bashkëshort i dy grave dhe baba i 4 fëmijëve, u qëllua për vdekje me 6 plumba në orën 13.23 minuta, teksa ndodhej i ulur i vetëm në një nga tavolinat ngjitur me derën anësore të lokalit të tij në vijën e parë të plazhit në Shëngjin. Vrasësi, i veshur me një jelek fosforeshent, që ngjante si postier, me skafandër në kokë, iu afrua biznesmenit dhe e qëlloi egërsisht. Ekzekutori nuk shkëmbeu asnjë fjalë me “shënjestrën” e tij. Por punonjësit e lokalit thanë se në hyrje i përshëndeti me shprehjen “si kalut”. Pasi e kreu krimin, ai u largua me qetësi me një motor dhe humbi gjurmët për policinë në rrugën që lidhte Lezhën me Shkodrën, prej edhe nga kishte ardhur. Hetuesit zbuluan se vrasësi nuk ishte shtetas shqiptar. Por një portugez, 28 vjeçar. Ai u identifikua si Ruben Saraiva.

Një djalë shtatlartë, që kishte prekur tokën shqiptare për herë të parë me 14 shkurt 2023. Por, ai nuk kishte ardhur në tokën e arbrit, për të shijuar bukuritë saj, por për “turizëm kriminal”. Ishte kontraktuar për të kryer një vrasje të një profili të lartë. Sepse Ardian Nikulaj nuk ishte një “shënjestër” lehtësisht e arritshme për grupet kriminale shqiptare. E madje, thuhet se shumë prej tyre kishin refuzuar një ofertë tunduese në para, për të ekzekutuar biznesmenin, i cili ishte në gjakmarrje prej vitit të largët 1997, me familjen Lekstakaj. Si informatorë të portugezit Saraiva, që tashmë ndodhet në qeli në Marok, akuzohen 4 shtetas britanikë, Harry Simpson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman. Të huajt me siguri u kontraktuan kundrejt një pagese te majme, për të vrarë një personazh që bënte ligjin në Lezhë, e që e cilësonte veten si “i paprekshëm”.

Zbulimi i policisë dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të atentatit mafioz, ishte befasues, edhe për shumë ekspertë, të cilët kishin besuar se vrasja ishte kryer me mllef, e për këtë dyshonin se ekzekutori ishte një prej pjesëtarëve te familjes në hasmëri me Nikulajt. Por si u rekrutua Ruben Saraiva dhe 4 britanikët, – mes tyre dhe një grua, – që të vinin në Shqipëri për të ekzekutuar Nikulajn? A ishin ata të informuar për profilin e viktimës?

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e njëzetenjë të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg prej datës 20 Maj dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Zjarr Tv Ad