“Të pengohet me ligj largimi i studentëve të mjekësisë”, Rektori Gjata sqaron deklaratën: S’e kam thënë asnjëherë, janë tituj klikimesh

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ka sqaruar mbrëmjen e sotme deklaratën për studentët e mjekësisë, pasi disa media pak ditë më parë cituan se ky i fundit kishte thënë se “dega e mjekësisë duhet të shoqërohet dhe me detyrim që studentët të qëndrojnë për një periudhë kohe në Shqipëri”.

Përmes një postimi në facebook Gjata hedh poshtë këto pretendime, duke thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar nga ata të cilët bëjnë lajme pa dëgjuar bisedën dhe për të rritur klikimet.

Postimi i plotë i Arben Gjatës:

Te dashur miq!

Para disa ditesh në nje interviste në Euroneës mu be nje pyetje per largimin e mjekeve nga Shqiperia dhe perfshirjen e Mjekesise në Programet Prioritare, qe sigurojne perjashtimin e studenteve nga tarifat e studimit dhe marrjen e bursave prej tyre, proces i cili shoqerohet me lidhjen e nje marreveshje nga perfituesit per te punuar per 3 vjet në Shqiperi, sipas nevojave qe ka sistemi!

Ky model eshte i ngjashem me ate te specializimeve, qe funksionon prej vitesh, ku ata qe paguhen nga M. Shendetesise duhet te punojne 3 vjet në spitalet ku nevojitet sherbimi i tyre, apo me modele te ngjashme nga SHBA në BE!

Natyrisht qe futja në programet prioritare e Mjeksise, per mendimin tim mund te ishte nje shtyse qe mjeket e rinj, te cilet me vullnet te lire do te pranonin perfitimet qe ofrohen, do te punonin te pakten 3 vjet në Shqiperi, do te njihnin nga brenda sistemin dhe mund te vendosnin te jepnin kontributin e tyre profesional në Shqiperi, por në asnje rast nuk kam deklaruar qe studentet qe mbarojne Mjeksine te detyrohen te qendrojne në Shqiperi, aq me teper qe perfshirja e Mjekesise në Programet Prioritare nuk eshte vendimarrje e Universitetit.

Titujt në rrjetet sociale qe “Rektori Mjekesise kerkon detyrim qe mjeket te qendrojne në Shqiperi” nuk reflektojne biseden, dhe jane bere besoj per te rritur klikimet!

Shpreh keqardhjen per te gjithe ata qe pa degjuar intervisten bejne anatemime te llojeve te ndryshme, pa ruajtur asnje sens etik, sidomos kur jane kolege apo ish kolege!

Zjarr Tv Ad