Largohen reshjet, temperaturat do pësojnë rënie në orët e mëngjesit

0
40
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Largohen reshjet dhe rrymat e paqendrueshme i lënë vendin kthjellimeve. Këtë fundjavë përgjithësisht do të ketë mot me diell e gjatë mesditës e vranësira kalimtare në male.

Përgjatë luginave do të ketë prani të mjegullinës në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie në orët e mëngjesit dhe rritje në mesditë.

Zjarr Tv Ad