Rama i mbylli sytë Kurtit, Vetëvendosja reagon me gojën e kandidatit të saj në Tiranë: Ata që të prekin vend e pa vend, duan të të kontrollojnë

0
172
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje me qendër në Tiranë, Bojken Abazi, ka reaguar për “lojën” e kryeministrit Edi Rama me homologun kosovar, Albin Kurti gjatë kongresit të partive progresiste europiane në Berlin.

Përmes një postimi në Facebook, Aazi ironizon gjestin e kryeministrit, duke shkruar “pas përqafimit prej boksieri, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa”, duke shtuar se ata që të prekin vend e pa vend, duan të të kontrollojnë.

“Pas “përqafimit prej boksieri” dhe tërheqjes rrugës prej qafe, tani prekje edhe në stilin hapa-dollapa… Kaq shumë prekje me duar nuk ia ka bërë asnjë politikani tjetër nga Kosova. Thonë që ata që të prekin shumë e në mënyrë të tepruar, vend e pa vend, kanë dhe shumë dëshirë të të kontrollojnë. E ky, nga që s’e kontrollon dot me fjalë, duket qe e tenton fort me duar”, shkruan Abazi.

Në Berlin, Rama nuk kurseu batutat as me kryeministrin Kosovar, Albin Kurti të cilit i mbylli sytë gjatë kongresit të partive progresiste europiane, duke i kërkuar ta identifikojë.

Rama e pyet: Gjeje kush jam unë? Me sa duket të pranishmit atje i kanë “pëshpëritur” në vesh Kurtit se kush ndodhej pas tij. E për pasojë mes batutash Rama u përgjigj: Duhet të më kishe gjetur vetë more jo me spiuna. “Ky më njeh mua prej burgut”, i tha Kurti Ramës.

Zjarr Tv Ad