Artan Hoxha thotë se heshtja që ka pllakosur për projektin e ndërtimit të pallateve dhe një marine jahtesh në vend të Portit të Durrësit, ka lidhje me faktin se “llokma është shumë e madhe” dhe se “ka për të gjithë”.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se ka nisur shitja e apartamenteve dhe se çmimi fillon nga 1500 euro për metër katror edhe pse nuk ka nisur ndërtimi.
“Unë vajta u paraqita si blerës, doja të kuptoja çmimin. Çmimi dysheme është 1500 euro, në moment që nuk është bërë asgjë, nuk është ngulur asnjë gozhdë. Po kur të fillojë puna?
Parë në këtë prizmë, nuk më çudit pjesa pse heshtën gjithë dynjaja. Aty është llokma shumë e madhe Ylli, sa ka për të tërë…
Te gjithëve u është premtuar diçka. Kush do të ngelet më i pakënaquri do të fillojë të flasë…
Aty në port vazhdojnë shkarkohen banane ndërkohë, nuk e di se çfarë po shesin…
Pse u hesht? Është gjë e madhe, me sa duket fuqitë madhore krijojnë turbulence të tilla dhe në këtë moment ka vakum. Kur të nisë puna, mbase do të ketë zhurmë tjetër”, tha Hoxha.