Të rinjtë me gomone drejt Britanisë së Madhe, Tabaku ‘shuplakë’ deputetëve në Kuvend: Shqiptarët nuk janë budallenj! Të hetohemi të gjithë

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku na ngritur pyetjen gjatë fjalës së saj në parlament pse nuk diskutohen në seancë plenare shkaqet që i detyrojnë shqiptarët të largohen masivisht me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ajo deklaroi se afera e Inceneratorëve sot merr para nga buxheti i shtetit ndërsa drejtësia hesht edhe pse skandali është provuar me zë dhe figurë. Tabaku u shpreh se korrupsioni është thelluar akoma më shumë që kur është krijuar SPAK sepse qeveria flet me gjuhën e shantazhit.

Depuetja e PD u ndal edhe te sulmet politike brenda partisë ku shtoi se një palë prej tyre akuzohen nga të dyja palët se janë shitur dhe janë blerë por shtoi se ka zgjedhur të mos përgjigjet për të dëshmuar që ka një brez ndryshe në politikë që nuk intimidohet nga akuzat e pavend.

“Temë debate do të ishin mjetet lundrues që çojnë të rinjtë në Mbretërinë e Bashkuar. Ky parlament nuk e ka luksin të heshtë më për një tjetër formë biznesi dhe instutrie që reklamon në rrjetet sociale si mund të shkojë një shqiptar jashtë vendit. Ky parlament nuk diskuton pse ndodh ky fenomen, pse ikin shqiptarët nga një vend që nuk ka as luftë civile. Vallë po ikin sepse në këtë vend shohin korrupsionin që ha dhe pi me qeverinë çdo ditë. Janë qytetarë që nuk shohin shpresë sepse e kuptojnë që janë skllevër të një oligarkie. Shqiptarët nuk janë budallenj.

Sot përgjigjen e shoh te politika, te mungesa e tregut të lirë, te mungesa e drejtësisë. Te paaftësia jonë për të ndërtuar një shoqëri për shqiptarë. Nuk mund të ketë një ligj për të pasurin dhe një për të varfërin. Ku është sot drejtësia që aq shumë e kërkuam. Afera e inceneratorëve vazhdon dhe merr para nga buxheti i shtetit. Si ka mundësia që drejtësia hesht edhe pse afera është vërtetuar me zë dhe figurë. Drejtësia hesht kur ministra dhe ish ministra kanë shkelur ligjin për të ndihmuar Klodian Zoton dhe Stela Gugallen. Ka një arsye pse sot drejtësia ka më shumë maliqin dhe politikën se ligjin. Maxhoranca vendosi ta shkallmonte konsesusin në kurriz të drejtësisë. Anëtarët e maxhorancës do dalin të reklamojnë si kanë arrestuar dy ish ministra dhe një deputet. SPAK po kërcënohet të mos hetojë ashtu si duhet.

Reformën në Drejtësi e votuam që shqiptarët të marrin drejtësinë. Që drejtësia të veprojë njësoj për qytetarin dhe mikun e deputetit.

Korrupsioni është thelluar më shumë që nga dita kur u krijua SPAK. Nuk është rastësore. Qeveria ka zgjedhur ta sulmojë SPAK-un. Nuk ka qeveri të shëndetshme nëse nuk ka drejtësi. Ne nuk kemi kompleks që të hetohemi të gjithë. SPAK duhet të tregojë guxim dhe maxhoranca duhet të mbajë larg duart nga drejtësia. Tani qeveria tenton të fusë duart për të zgjedhur kreun e ri të SPAK-ut. Prandaj ikin shqiptarët sepse drejtësia e munguar vret shpresën. Mendoj dhe gjykoj që kjo reformë në drejtësi të mos dështojë duhet mbështetur në parime.

Punët tonë nuk na e bëjnë ndërkombëtarët por ata duhet të luajnë një rol që drejtësia të mos kapet. Ka muaj e muaj që disa nga ne në sallë akuzohen se janë të shitur dhe blerë. Në politikë ka rëndësi vetëm e vërteta. E vërteta ime, parimet e mia. I kam marrë këto shuplaka edhe nga kolegët që sulmojnë atë që kanë mendim ndryshe. Në vend që të sulmojnë kundërshtarin merren me atë që ka në krah. E vërteta flet vetë sado me zë të ulët. Ndonëse të heshtur mos mendoni se nuk kemi përgjigje për shantazhet. Do dëshmojmë që një brez tjetër që mendon ndryshe ekziston”, tha Tabaku.

Zjarr Tv Ad