“Të shkrihet menjëherë Bordi”- Vasili: Nafta ka rënë në bursa, hajdutët vijojnë me çmime të çmendura

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me vendimin e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimeve të reja në treg për karburantet. Përmes një postimi në facebook ai shkruan se bordi i hajdutëve, vijon të vjedhë qytetarët shqiptarë përmes çmimit të lartë të naftës, edhe pse kjo e fundit ka rënë në tregun ndërkombëtar.

Vasili thekson se sot një litër naftë në Maqedoni kushton 170 lekë ndërkohë që në Shqipëri kap vlerën e 216 lekë për litër. Ai kërkon shkrirjen e menjëhershme të bordit dhe uljen e taksave të naftës.

POSTIMI I PLOTË

Ja faktet se si Qeveria vjedh egersisht shqiptaret me çmimin e Naftes!!

Qeveria permes Bordit te Hajduteve vazhdon pa u ndalur me çmimet e tij te çmendura, ndonese çmimi i naftes ka rene ne menyre shume te qarte ne bursa. Sot Bordi vendosi çmimin e Naftes 216 leke litri. Po sot ne Maqedoni nje liter kushto 170 leke(90 denare).

Bordi i Hajduteve po rendon veten kaq keq se harrojne qe po me keto çmime, qe jane sot ne Bursa, muaj me pare ne Shqiperi Nafta shitej rreth 180 leke.

Dorezimi i Bordit koke e kembe tek hajduteria dhe te kuleta e oligarkeve i ka bere kaq te trashe sa bejne veprime kaq flagrante.

Çmimi i Naftes ne Maqedoni flet qarte.

🟥 Shkrirja menjehere e Bordit.

🟥 Ulja e taksave te Naftes(Projektligji i Partise se Lirise qe ne mars ne Parlament).

Kjo eshte rruga e vetme, qe ndal vjedhjen e shqiptareve nga Qeveria me Naften.

Zjarr Tv Ad