Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të shtëna me armë në kryeqytet. Ngjarja ndodhi pranë QSUT-së dhe forca të shumta policie kanë rrethuar zonën.
Bëhet e ditur se nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë përdorur armët. Po kështu janë ngritur postblloqe për evidentimin e personave të dyshimtë.
Të shtënat kanë shkaktuar panik tek qytetarët duke qenë një zonë me lëvizje të shumta edhe në orët e darkës. Policia nuk ka reaguar ende zyrtarisht për ngjarjen.