Të shtëna me armë zjarri në Shëngjin, humb jetën ish-kandidati për deputet

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ish-kandidat për deputet u vra sot në Shëngjin. Ardian Nikulaj, biznesmen i njohur në Lezhë u qëllua me armë zjarri në një lokal në pronësi të tij në hyrje të Shëngjinit.

Ngjarja ndodhi pak minuta më parë.

E gjithë zona është rrethuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa lokali ku ndodhi krimi ka kamera sigurie, po ashtu edhe zona.

Biznesmeni ka në pronësi një hotel dhe restorant, ndërsa ka investuar në zonën e Lezhës.

Nikulaj ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e 2021 në siglën e Partisë Social Demokrate.

Zjarr Tv Ad