Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, plagoset rëndë një person

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar pak minuta më parë në Vlorë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Skelës, në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Si pasojë e të shtënave një person ka mbetur i plagosur, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Ramaj, 33 vjeç. Ky i fundit u qëllua me armë në këmbë sapo ka dalë nga banesa nga një person i paidentifikuar.

Gjithashtu bëhet me dije se autori pasi ka qëlluar të riun, është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.

Policia e Vlorës ka dhënë informacion në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar ditën e sotme lagjen “Pavarësia 3”, ku mbeti i plagosur me armë zjarri një person.

Policia njofton se nga ngjarja ka mbetur i plagosur Tonin Ramaj, 33 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, ndërsa mediat raportojnë se 33-vjeçari është qëlluar 4 herë në këmbë me armë zjarri sapo ka dalë nga shtëpia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

Zjarr Tv Ad