Të shtënat dhe sirenat e luftës në veri, reagon Kurti: Orët në vijim do të jenë më problematike, u kërkoj qytetarëve të Kosovës që të…

0
311
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurit, ka reaguar pas situatës së tensionuar në kufi me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij Kurti tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dhe Petar Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për gjendjen në Veriun e Kosovës.

Përmes një video Kurti u shpreh se qeveria e tij është progresite, teksa theksoi se ditët në vazhdim do të jenë më problematike.

Ai gjithashtu u kërkoi qytetarëve që të mos bien bre e dizformimit nga mediat e Beogradit.

“Atyre ju paraprinë deklaratat, takimet dhe mbledhjet e frikës dhe kërcënimit në Beograd dhe në Rashkë. Aty u planifikuan dhe u nxitën këto veprime agresive që po ndodhin sot. Vuçiq dhe Petkoviq janë përgjegjësit kryesorë për trazirat.Qeveria e Republikës së Kosovës është demokratike e progresiste, që e don, respekton dhe zbaton ligjin dhe kushtetushmërinë, paqen dhe sigurinë, për të gjithë qytetarët pa dallim dhe për mbarë vendin tonë të përbashkët”, tha kryeminsitri.

Orët e ditët e javët në vijim mund të jenë sfiduese e problematike. Po përballemi me nacional-shovinizmin serbomadh që e njohim mirë.

Do të punojmë ditë e natë, do të jemi në krye të detyrës, për juve si qytetarë dhe për Republikën tonë demokratike. Dhe, së bashku arrijmë të ngadhënjejë rendi e ligji duke i vendosur ato në çdo cep të vendit”, tha Kurti.

Zjarr Tv Ad