Inagurohet terminali i ri i aeroportit të Rinasit! Rama: Iku koha kur polici të shihte ty e pastaj pasaportën, mbaj mend kur banda hyri….

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministi Edi Rama ditën e sotme ka marrë pjesë në inagurimin e terminalit të ri të aeroportit të Rinasit.

Gjatë fjalës së tij Ramau shpreh se problem në këtë aeroport ka qenë siguria, duke kujtuar grabitjen që u bë brenda pistës.

Kryeministri theksoi se shkak për skandalin e grabitjes ka qenë koncesionari i mëparshëm, ku sipas tij nuk i ka plotësuar kriteret dhe standardet për të administruar aeroportin.

Rama bëri me dije se hyrjet dhe daljet për qytetarët shqiptarë, ata të BE dhe SHBA në terminalin e ri do të kryhen elektronikisht, pas vendosjes së sistemit inovativ teknologjik të identifikimit që është risi edhe për rajonin e Ballkanit.

“Siguria që ka qenë problem në këtë aeroport. E mbajt mend me shqetësim dhe revoltë skandalin e futjes deri në pistë të një bande e cila për fat të mire u vu prapa hekurave si rezultat i mos plotësimit të standardeve nga ana e kompanisë që operonte dhe administronte aeroportin më parë.

Policia e cdo vendi bën simulimet e nevojshme, jep sugjerimet dhe asiston operatorët në marrjen e masave të sigurisë. Për fat të keq kjo nuk ndodhi në koncesionarin e mëparshëm.

Falë edhe një plani shumë pozitiv dhe gatishmërisë së operatorit është shtuar numri i punonjësve të policisë këtu dhe të gjitha këto janë në funksion të përmirësimit dhe rritjes së cilësisë së shërbimit për pasagjerët”, tha Rama.

Zjarr Tv Ad