“Të tejkalojmë mëritë”/ Belind Këlliçi u bën thirrje gjithë demokratëve në 32-vjetorin e PD-së

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, i cili pak ditë më parë u shpall dhe fituesi i Primareve për Tiranën, Belind Këlliçi, ka uruar sot demokratët në kuadër të 32-vjetorit të PD-së.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai shprehet se Partia Demokratike është e të gjithëve dhe nuk ka ndasi, e për këtë arsye duhet kaluar çdo mëri dhe zemërim.

Kjo ditë sipas Këlliçit është një ditë feste për të gjithë.

Statusi i plotë:

Ditëlindjet festohen në familje dhe aty nuk ka të tepërt. Të tejkalojmë mëritë dhe zemërimin. Të gjejmë gjuhën e pajtimit me çdo demokrat.

Festojmë si familje!

Jemi të gjithë demokratë.

Zjarr Tv Ad