“Të thuash se Opozita s’është e përfaqësuar është marrëzi”- Reforma Zgjedhore, Flutura Açka: Ata që këlthasin më shumë janë ata që nuk zverdhen e skuqen!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar në lidhje me debatet për Reformën Zgjedhore dhe mbledhjen e Komisionit të Posaçëm. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputetja demokrate thotë se “po bëhet shumë zhurmë, duke e nxjerrë nga thelbi debatin për të”.

Açka thekson se së shpejti do të mblidhet Komisioni për Reformën Zgjedhore, por thotë se në fillim duhet të zëvendësohet anëtarja e larguar Grida Duma.

Açka shprehet se “të thuash se opozita nuk është e përfaqësuar dhe se Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër është “marrëzi””.

“Por të thuash se Opozita nuk është e përfaqësuar, i fyen kolegët e kësaj liste! Të pretendosh se z Enkelejd Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër nga ne të Opozitës në çfarëdo fragmenti opozitar të jemi, është një marrëzi. T’i thuash “e shitur” një pjese të Opozitës, sepse nuk tret dot qëndresën e saj, është diabolike. Kemi vetëm një rrugë: të ulen palët dhe të gjitha propozimet të jenë në tryezë, publike dhe në të mirë të shqiptarëve, jo me fjalë, por me letra. Carta çanta”, shkruan Flutura Açka.

Reagimi i Flutura Açkës:

Carta canta… për reformën zgjedhore

Po bëhet shumë zhurmë mbi reformën zgjedhore, duke e nxjerrë nga thelbi debatin për të: ndryshimin e sistemit që prodhon pushtet të padrejtë. Zhurma si opozitarë e mospërfshirja me seriozitet në kë kauzë, mund të na bëjë humbës, dhe kjo është bash ajo çfarë do Edi Rama. Deri tani jemi ankuar se nuk mblidhet Komisioni i Reformës Zgjedhore. Tani që mblidhet, dhe kërkon asistencë ndërkombëtare, shpallet herezi. Nuk kemi zgjidhje pa e bërë reformën.

Së shpejti duhet të mblidhet edhe komisioni dhe secili të sjellë propozimet e tij. Por para se ta bëjë këtë, komisioni duhet të zëvendësojë anëtarin e larguar, zonjën Grida Duma. Për fat të mirë, siç duket edhe nga lista e anëtarëve, të gjitha fragmentet e Opozitës përfaqësohen.

A duhet të ishte mbledhur më parë? A duhet të ishim tani të qartë për propozimet? Po sigurisht. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet mbledhur. Ata që këlthasin më shumë, janë ata që as nuk u zverdhën dhe as nuk u skuqën nga dështimi i turpshëm i Reformës Territoriale. Morën honorarët nga taksat e shqiptarëve, dhe harruan.

Por të thuash se Opozita nuk është e përfaqësuar, i fyen kolegët e kësaj liste! Të pretendosh se z Enkelejd Alibeaj ka nerv opozitar më pak se kushdo tjetër nga ne të Opozitës në çfarëdo fragmenti opozitar të jemi, është një marrëzi. T’i thuash “e shitur” një pjese të Opozitës, sepse nuk tret dot qëndresën e saj, është diabolike.

Kemi vetëm një rrugë: të ulen palët dhe të gjitha propozimet të jenë në tryezë, publike dhe në të mirë të shqiptarëve, jo me fjalë, por me letra. Carta canta.

Po botoj në respekt të një opozitari të urtë e të mençur, propozimet e z. Dashamir Shehi, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Janë të afërta me propozimet e Partisë Demokratike.

Dashamir Shehi:

[Reforma zgjedhore, duhet të shërbejë për të ndryshuar sistemin dhe jo për të bërë “animet” e zakonshme për të mbuluar gabimet!

Propozimet e mia kanë qënë të qarta:

Vendosja e sistemit Proporcional Kombëtar dhe heqja e rajoneve.
Hapja e plotë e listave që në parlament të shkojnë kandidatët që marrin më shumë vota.
Numërim elektronik ose numërues nga profesione të lira dhe qytetarë të pavarur, jo të caktuar nga partitë politike.
Kështu arrijmë të prodhojmë optimizëm, duke afruar njerëz të rinj që kanë dëshirë të merren me politikë dhe ti shërbejnë Shqipërisë

Zjarr Tv Ad