“Të ulim qepenat” Shoqata e Biznesit paralajmëron protestë dhe i vendos ULTIMATUM Ramës: Keni kohë deri…

0
118
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shoqata e Biznesit të vogeël dhe të mesëm ditën e sotme kanë paralajmëruar se do të ngrihen në protesta.

Në një deklaratë për mediat ata thane se për vendin do të lajmërojnë në orët në vijim, ndërkohë kreu i shoqatës Albert Nasto u shpreh se qeveria nuk ka shumë kohë për t’u përgjigjur, përndryshe situata do të përshkallëzohet.

Ai u bëri thirrje bizneseve që nesër të mbyllin për një orë shërbimin dhe të protestojnë në shenjë pakënaqësie.

Ky paralajmërim i tyre ka ardhur pas krizës ekonomike dhe rritjes së çmimeve, e cila sipas tyre është një situatë e papërballueshme.

“Për vendin do ju lajmërojmë, kemi një plan të detajuar. Qeveria duhet të përgjigjet që nesër në darkë, të hënë apo të martë por s’ka shumë kohë. Do të përshkallëzohet. Ne jemi të hapur për çdo takim”, tha ai.

Ata iu drejtuan qeverisë të rishikojë këto pika, të cilat i konsiderojnë si pika  të panegociueshme:

1-Të hiqet nga paketa fiskale që rit gjobat 2-3 herë.

2-mos kemi rritje të energjisë elektrike që tejkalon fashën 800 në muaj, kjo është pika e që na ndan biznesit me qeverinë shqiptare.

3- të hiqen 50% e taksave për çdo litër karburant.

Zjarr Tv Ad