“Të vësh duart në kokë!” Rama për studentët e mjekësisë: Ta kenë për nder të kthejnë investimin në Shqipëri!

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama gjatë Asamblenë së Zgjeruar në qytetin e Durrësit ka prekur edhe çështjen e studentëve të mjekësisë, të cilët kundërshtojnë ligjin që i detyron të qëndrojë në vend për 5 vite ose të paguajnë një tarifë.

Rama tha se kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasime koston e studimeve në Gjermani.

“I keni parë ata të mjekësisë. Kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasime koston e studimeve në Gjermani. Nuk ka fare. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse zero, të marrë diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat tuaja, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë paguan taksa populli shqiptar, për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë!” tha Rama.

Sipas kreut të shtetit mjekët e rinj duhet “ta kenë për nder” kthimin e investimit te qytetarët e tyre.

Rama theksoi se qeveria nuk ndalon njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

“Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve të studiojnë që t’i përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë. Atëherë ne shumë thjesht morëm vendimin. Nuk e ndalojmë njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

Paguaje tarifën tjetër, mos i rri në kurriz taksapaguesve shqiptarë dhe ik në Gjermani. Por nëse merr diplomën dhe nuk paguan ke detyrimin të rrish, jo 5 vjet, as 20, por nga 1-2 deri në 5 vjet t’ua kthesh këtu investimin që kanë bërë tek ti. Ku jemi këtu? Nuk jemi në kohëra normale, sepse gjithë Evropa është turrur për “mish njeriu”, sepse kudo ka nevojë për krahë pune. Konkurrenca më e madhe do jetë kush të kapë krahët e punës. Ta kenë për nder kthimin e investimit te qytetarët e tyre. Ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad