Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta paraqitet në SPAK

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat para se të hynte në ambientet e SPAK, ku ai u thirr për çështjen CEZ-DIA.

Meta deklaroi se kjo çështje është një telenovelë, e cila u rihap pas deshmise se një kallëzuesi te rremë që është dënuar për shpifje dhe për dhunë në familje.

“Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rreme që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar një herë për dhunë në familje”, tha Meta.

Kjo është hera e dytë që Meta thirret në SPAK për çështjen CEZ-DIA, e cila është rihapur sërish.

Zjarr Tv Ad