Telashet për “Air France” s’kanë të sosur, aksionet bien në bursa

0
229
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksionet e “Air France” ranë me 14 për qind mëngjesin e së hënës në bursa, duke reaguar ndaj zhvillimeve më të fundit në kompaninë ajrore në telashe. Kjo ishte mundësia e parë që investitorët kishin për t’iu përgjigjur dorëheqjes së shefit ekzekutiv të kompanisë, Jean Marc Janaillac, dhe komenteve të ministrit francez të Ekonomisë. Dorëheqja e shefit ekzekutiv erdhi pasi stafi në kompaninë që regjistron humbje refuzoi një marrëveshje të re për pagat dhe vazhdoi aksionin në kërkim të një rritjeje page prej 5.1 për qind. Të dielën, ndërkohë, ministri Bruno le Maire paralajmëroi se “Air France” thjesht mund të zhdukej. Qeveria franceze zotëron 14.3 për qind të aksioneve të “Air France-KLM”. Ndërkohë, e hëna shënoi ditën e 14 të protestës së punonjësve. Pavarësisht grevës, kompania ka këmbëngulur se do të mbajë funksionale 99 për qind të fluturimeve të saj në distanca të gjata, 80 për qind të atyre në distanca të mesme dhe 87 për qind të fluturimeve në distanca të shkurtra. Reagimi i qeverisë konsiderohet si një test ndaj reformave të punës të lançuara nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Ndërkohë, greva ka pasur edhe në sektorin hekurudhor. “Air France KLM” ka raportuar një humbje neto prej 269 mijë eurosh në 3 muajt e parë të vitit. “British Airways” dhe “Lufthansa” po ashtu u janë nënshtruar reformave në vitet e fundit, në mesin e konkurrencës në rritje nga kompanitë “low cost” dhe kompanive shtetërore nga shtetet e Gjirit Persik. Por, shumë analistë thonë se “Air France” është prapa për sa i takon ristrukturimit dhe nuk ka mundur të adresojë humbjet e saj të vazhdueshme. Grupi ka shënuar një performancë financiare të dobët edhe më herët. Ai u shkri me kompaninë holandeze “KLM” në vitin 2004 dhe kompania e re transporton dhjetëra milionë pasagjerë nëpër botë, çdo vit.

Zjarr Tv Ad