Matteo Salvini mund të jetë kryeminstër i Italisë

0
247
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Mattarela pritet të marrë pasditen e sotme një vendim pas mbylljes së procesit të konsultimeve për krijimin e koalicionit qeverisës në Itali. Duket se po shkon drejt dështimit dhe tentativa e arritur pak orë më parë për një marrëveshje mes Lidhjes dhe 5 Yjeve. Kanë përfunduar konsultimet e fundit mes Presidentit italian Sergio Mattarella dhe përfaqësuesve të forcave kryesore për formimin e qeverisë së re. Pas takimit, duket se po shkon drejt dështimit dhe tentativa e arritur pak orë më parë për një marrëveshje mes Lidhjes e 5 Yjeve. Partitë e koalicioni të qëndrës së djathtë janë prezantuar në takimin me kreun e shtetit të bashkuar dhe me një delegacion të vetëm të përbërë nga tre liderët kryesor të këtij formacioni; Matteo Salvini i “Lidhjes”, Silvio Berlusconi i “Fratelli D’Italia” e Giorgia Meloni i “Fratelli D’Italia”. “Në emër të koaliconit që fitoi shumicën e votave pas zgjedhjeve të 4 marsit i propozuam Presidentit të Republikës ofertën tonë për të na besuar formimin e një qeverie të koaliconit të djathtë. Koalicioni ynë përfaqëson ambicien dhe shpresën e 60 milionë italianëve. Shpresojmë që Presidenti Mattarella të na ngarkojë detyrën për formimin e qeverisë dhe jemi gati të gjejmë mazhorancën e duhur e të nisim punën”, deklaroi lideri i Lidhjes. Matteo Salvini. Ndërsa pas takimit me Presidentin e Republikës, Luigi Di Maio, lideri i Lëvizjes 5 Yje përsëriti dhe një herë vendimin e partisë së tij për pranimin e një koalicion qeverisës vetëm me Partinë Lidhja, pa Forca Italia, krijimin e një qeverie politike e me figurën e një kryeministri të zgjedhur me konsensus që të mos jetë as Di Maio dhe as Matteo Salvini. “Nëse kjo marrëveshje nuk arrihet rruga e vetme e propozuar nga ne është rikthimi në zgjedhje”, deklaroi para gazetarëve lideri i 5 Yjeve. Nga ana tjetër Partia Demokratike e cila është tashmë jashtë lojës së qeverisë është shprehur se do të respektojë zgjedhjen e bërë nga Presidenti i vendit. Përpjekjet për formimin e qeverisë së re janë kthyer kështu në pikënisjen e këtij ngërçi politik të pas zgjedhjeve të 4 marsit. Fjala e fundit i mbetet Presidentit Mattarella, vendimi i të cili pritet pasditen e sotme.

Zjarr Tv Ad