‘Tenderat si plaçka e luftës’/ Tomorri: Nga menuja e ‘100 Fshatrave’ SPAK ka nxjerrë perla për botën e mediave

0
237
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari dhe analisti Klodian Tomorri, ka reaguar në lidhje me aferën e inceneratorëve, duke theksuar se tek institucionet shtetërore gara ka kohë që është zhdukur.

Duke u ndalur tek skandali me tenderin e FSHZH, Tomorri shkruan se tenderat tek ne ndahen njësoj siç ndajnë pushtuesit plaçkën e luftës.

Postimi i plotë i Klodian Tomorrit:

Nje pjese e dhe e biznesmeneve qe merren me tendera thone se Fondi i Zhvillimit eshte nder institucionet e pakta ne Shqiperi ku behet gare ne prokurime. Tek keto institucionet e tjera te medha prokuruese, gara ka kohe qe eshte zhdukur. Tenderat ndahen njesoj sic ndajne pushtuesit placken e luftes. Kete tenderin e ke ti, ate tjetrin ai. Ti ketu mos u fut se eshte caktuar per filanin etj etj.

Tani dora ne zjarr ketu nuk vihet per asgje. Ndoshta dhe tek Fondi vidhet ndonje gje se para e madhe. Por me bente pershtypje dicka. Asnje nga keta mjeshtrat e tenderave nuk e donte Dritan Agollin se me sa duket nuk benin dot pazare lehte me te. Ndaj edhe pse nuk e njoh fare Agollin, per shkak te kesaj kisha krijuar nje respekt ne distance.

Kur doli ai lajmi i tenderit te menuse se 100 fshatrave u cudita. Ra dhe kalaja e fundit- mendova. Por prape nuk arrija te kuptoja se si ka mundesi, dikush qe nuk eshte thyer para presionit te ketyre peshkaqenve te tenderave te beje nje gafe kaq te madhe? Nejse Spaku nisi hetimet. Nuk e di si vajti puna e atij tenderit. Por thone se nga hetimet kane dale perla. Jo per tenderin. Por per boten e mediave.

Zjarr Tv Ad