Që nga ardhja në pushtet e partisë “Pesë Yjet” në qershor të vitit të kaluar, Italia i ka tensionuar marrëdhëniet me Francën. Arsyeja kryesore për këtë tensionim janë imigrantët. Të dyja shtetet kanë pasur mospajtime për kthimin e imigrantëve nga Franca përmes kufirit me Italinë.
Kur Franca e kishte akuzuar Italinë se nuk po e lejon vendosjen në limane të anijeve të mbushur me imigrantë, Italia ishte kundërpërgjigjur me akuza ndaj Francës për mospranim të imigranëve. Sidoqoftë, akuzat tashmë janë zgjeruar edhe për çështje tjera.
Ministri i Brendshëm i Italisë e ka akuzuar Francën për strehim të 14 personave të akuzuar për terrorizëm nga drejtësia italiane dhe ka kërkuar që ata të ekstradohen. Në anën tjetër, Di Maio u ka bërë thirrje protestuesve në Francë që të mos dorëzohen, duke thënë se e kanë përkrahjen e tij, shkruan “BBC”.