Rruga Tiranë-Elbasan gati në maj

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Së shpejti rruga Tiranë-Elbasan do të jetë në funksion të plotë për të gjithë qytetarët.

Kryeministri i vendit Edi Rama, inspektoi punimet teksa kërkoi angazhimin maksimal për të përfunduar rrugën në muajin maj. Në lidhje më koston e rrugës ai u shpreh se është dyfishuar për shkak të hartimit të projektit të mëparshëm.

Kryeministri inspektoi sot kantierin ku po punohet intensivisht për rrugën Tiranë-Elbasan.

Rama u shpreh se hartimi i papërgjegjshëm i projektit të mëparshëm ka sjellë kosto dyfish për këtë rrugë.

 

Rama: “Kjo rrugë u bë realisht gangrenë. U nis pa projekt, pa studim gjeologjik, pa asnjë lloj sigurie, vetëm hajde të hapim tunelin për fushatë elektorale e punë e madhe se çfarë ndodh mbrapa dhe e paguan shumë shtrenjtë. Praktikisht ka shkuar dyfish nga vetëm marrëzia dhe babëzia e paimagjinueshme.”

Drejtuesi i punimeve shpjegoi se punimet teknike janë drejt fundit dhe në mars, rruga do të bëhet e aksesueshme në një pjesë të saj, për të vijuar më pas me vënien në funksion të plotë.

“Ritmet janë të kënaqshme dhe parashikojmë që në 14 mars rruga të bëhet e aksesueshme për trafikun, karrexhata e majtë përkohësisht, deri sa të mbarojë në përputhje me grafikun e ri të punimeve, në maj të 2019. Kjo ka qenë një nga zonat më problematike të projektit. Kjo ka patur një kosto 9.6 milionë dollarë. Realizmi i saj është 93%. Duhen edhe 800 mijë dollarë dhe kjo të kompletohet.”

Kryeministri Rama kërkoi angazhim maksimal për të përmbyllur rrugën brenda afatit të parashikuar, në maj.

Zjarr Tv Ad