Është ndërprerë seanca në Kuvend, pasi deputeti Adriatik Alimadhi ka bllokuar për disa minuta me radhë foltoren e parlamentit. Nuk munguan as replikat me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, të cilit Alimadhi i kujtoi faktin se po sillej si komunist.
“O trim, ske as dy sekonda kohë, ëshrtë shekulli i mendjes, se të ishte shekulli i forcës…”, u shpreh Ruçi mes të tjerave, ndërsa njoftoi se Kuvendi do të rinisë në orën 12 e 45.
Pjesë nga debati mes tyre:
Alimadhi: Nuk mendoj se ish-partisë kriminale komuniste, sot Partia Socialiste të na përfaqësojë…
Ruçi: Ku është procedura këtu. Ulu. S’ke replikë. Ta kam hequr fjalën. Po më the komunist dhe ballist, jemi ndarë që në ’44-n.
Alimadhi: Ky podium ka pasur deputetë të ndryshëm të partisë kriminale komuniste…
Ruçi: Ulu. Po të tërheq vëmendjen se ke bllokuar foltoren. Jam i lumtur në identitetin tim, ti duhet të jesh fatkeq për identitetin tënd. Ulu. Po të jap vërejtje, do të përjashtoj nga seanca. Dy minuta pushim, shërbimet e Kuvendit ta nxjerrë jashtë deputetin. Nëse nuk del, do të përjashtohesh me 10 ditë.