Tensionet/ Gaz helmues apo benzinë në Parlament? Deputeti Doda i PD zbulon lëndën që u hodh

0
269
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Petrit Doda ishte këtë të shtunë i ftuar në Euronews Albania ku ka folur rreth mosbindjes civile të nisur nga Partia Demokratike si dhe për përjashtimin e tij nga Parlamenti, për shkak të trazirave në seancën e mbajtur të enjten.

Deputeti demokrat kishte marr me vete edhe “lëndën e dyshimtë” të cilën hodhi në sallën e kuvendit deputetja, gjithashtu e përjashtuar, Elda Hoti. Ai tha se lënda e lëngshme nuk është benzinë siç aluduan deputetët e mazhorancës, por është një lëndë sprucuese me aromë të rëndë e cila gjendet në dyqanet e fëmijëve.

Këtë lëndë të lëngshme ai e kishte marrë me vete në studio:

“Ky është ai që Braçe e të tjerët në Parlament pretenduan se po i hidhnim gaz helmues. Ky është një parfum me erë të rëndë. Është aromatizues që të lë një shije të keqe. Vetëm ky është hedhur, asgjë tjetër. Shkakton erë të rëndë, por nuk ëhstë benzinë”,-tha Doda.

Zjarr Tv Ad