Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe një herë situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Gjatë prezantimit të projektit për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano, Rama për një moment ka harruar “miqësinë” e tij me Vuçiç theksoi se qeveria e tij do të ofrojë mbështetje maksimale për homologun e tij kosovar, Albin Kurtin.
“Së pari dëshiroj të përshëndes kryeministrin Kurti dhe kryeministrin Kovaçevski. Të dy e patën të pamundur të ishin sot këtu për arsye angazhimesh. Në rastin e kryeministrit të Kosovës e merrni vetë me mend që pamundësia është e lidhur me situatën e krijuar së fundmi në veriun e Kosovës. Situatë në të cilën qeveria dhe Republika e Kosovës kanë të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e qeverisë tonë dhe Republikës së Shqipërisë”, -tha Rama.