Tensionet në Kryesinë e Kuvendit/ Deputeti i PD sqaron lëvizjet e fundit të opozitës: S’duam të vijmë në pushtet pa votë, por i thirrëm mendjes dhe…

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pas tensioneve të ashpra mes opozitës dhe maxhorancës, në Kryesinë e Kuvendit, ku ishte mbledhur Sekretariati i Etikës, vjen një reagim nga deputeti demokrat, Dashnor Sula.

Në një reagim në ‘Facebook’, Sula, duke iu drejtuar qytetarëve shqiptar, thekson se në Kuvend ka nisur një realitet i ri. Mes të tjerash Sula shtoi se demokratët kanë lënë si plan të tretë të ardhmen politike, ndërsa kanë nisur aksionin për t’u kujdesur për ata që i kanë votuar.

REAGIMI I SULËS

🔵Drejtuar qytetarëve të Shqipërisë.

📍 Të dashur demokratë, socialiste dhe ju qytetarë që nuk mbështesni asnjë nga këto parti. Siç jeni njohur tashmë, në Kuvend e në Parlament ka një realitet të ri. Normalisht disa e kanë përqafuar këtë qëndrim tonin e disa jo.

📍 Në këtë letër drejtuar të gjithë qytetarëve të vendit dua të sqaroj pse kemi arritur në këtë pikë dhe ku duam të dalim.

🔴Prej dy vitesh, për shkak të problemeve tona të brendshme grupi i deputetëve të opozitës u shpërbë në disa pjesë. Përplasjet tona me njëri-tjetrin merrnin vëmendjen në Parlament e Kuvend ndërkohë që ata që administronin taksat tona, të gjithë ne që jetojmë në Shqipëri vijonin të qetë pazaret në kurriz të të ardhmes së fëmijëve tanë.

🔴Më në fund, rreth 50 ligjvënës i thirrëm mendjes dhe reflektuam. E kemi lënë në planë të tretë e më poshtë të ardhmen tonë politike, dhe shyqyr Zotit jemi kthyer në udhën që të kujdesemi për ata që na kanë votuar dhe për ata që s’na kanë votuar por që nuk kanë shpresë as te qeveria.

📍Kemi vendosur që të bëjmë rolin tonë si ligj bërës, dhe si kontrollues të qeverisë.

🔴Në këtë kontekst kërkuam dhe kërkojmë 3 komisione hetimore.

1- Për ndërhyrjen në sistemin TIMS
2- Për Konçesionet në Shëndetësi
3- Për konfliktin e interesave.

●Komisioni i parë lidhet me një problematik shumë serioze që ka shqetësuar edhe ndërkombëtarët. Pas dosjes “Metamorfoza” ku sistemi i komunikimeve të “sigurta” zbuloi lidhjen e krimit me drejtuesit më të lartë të policisë. Por kjo konsiderohet maja e Iceberg-ut. Thuhet se edhe politikanë rezultojnë në to. Dhe ndërkohë që ekzistonte ky shqetësim është ndërhyrë në mënyrë ilegale së sistemin e Policisë së Shtetit TIMS që ka të dhënat e hyrjeve dhe daljeve nga Shqipëria.

🔴Njësoj siç bëmë me skandalin e Inceneratorëve, kështu duam të bëjmë edhe me këtë, të çojmë para, të kontribuojmë sadopak te drejtësia për të hetuar dhe zbuluar nëse ka shkelje ligjore. (Këtë na e jep ligji por e mohon në mënyrë arbitrare PS)

📍Kërkojmë të njëjtën gjë edhe për koncesionet në shëndetësi. Te gjithë vuajmë sa herë që ne apo një i afërmi ynë shkon në një spital. Problemet janë të shumta. E ne këtë duam të skanojmë. A ka shkelje në koncesionet e dhëna, si mund të përmirësohet shërbimi në spitale. Na e jep ligji këtë të drejtë e mohon pa pik kuptimi PS.

-Kërkojmë edhe hetim të dokumenteve për konflikt interesi për tenderat që janë dhënë. Mediat kanë raportuar për tendera që drejtorë të caktuar i japin kompanive të veta private. Ndërkohë që punimet as nuk bëhen fare dhe paratë tona që paguaj çdo muaj e më shumë nuk dihet ku shkojnë. Edhe këtë mundësi na e jep ligji por e mohon kjo mazhorancë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në shkelje të ligjeve e mbrojtën një kolegen e tyre deputetët e PS, por SPAK ia sekuestroi pronat në jug.

🔴Një tjetër kërkesë e jona është Reforma Zgjedhore.

Çdo organizatë ndërkombëtare, çdo seli diplomatike, mesazhin e parë që jep është që reformat zgjedhore të bëhen në konsensus të gjerë politikë. Por mazhoranca do ta zgjidh vet kundërshtarin politik dhe do të bëj ç’të dojë me një grupim të vogël kolegësh deputetë që duhet marrë me rezervë edhe përfaqësimi që kanë në elektorat. Ndërkohë mazhoranca refuzon vullnetin e grupit të opozitës me afro 50 deputetë.

🔴Këto janë të gjitha të drejta që një opozite ia garanton ligji por që kjo mazhorancë i dhunon me arrogancë. Sigurisht në një situatë anormale të provokuar nga mazhoranca nuk mund të ketë përgjigje normale.

📍Ndaj ne grupi parlamentar i opozitës kemi vendosur të bllokojmë çdo aktivitet parlamentar që çon përpara qëllimet e kësaj mazhorance për të bërë rrush e kumbulla paratë e qytetarëve shqiptarë.

🔴Nëse mazhoranca reflekton dhe kthehet në shinat e ligjshmërisë, dhe plotëson të gjitha kërkesat tona të ligjshme dhe morale atëherë në moment edhe aksioni ynë opozitar rikthehet në normalitet.

🔴Ne nuk po kërkojmë të vijmë në pushtet pa votë, por kërkojmë të ushtrojmë aktivitetin tonë për të cilin qytetarët na kanë votuar. Dhe për ti dalë në mbrojtje interesit të qytetarëve të vendit do të ndërmarrim çdo hap të nevojshëm.

Zjarr Tv Ad