‘Tensioni ka prekur majat’, Deputetja Mazzeti: Qeveria italiane të trajtojë me urgjencë krizën ne Shqipëri

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja italiane e ‘Forza Italia’, Erica Mazzeti, ka lëshuar një thirrje të fortë ndaj qeverisë italiane që të trajtojë seriozisht dhe me urgjencë krizën në Shqipëri si edhe të kujdeset për shtetasit italianë në Shqipëri

“Deklaratë e Onorevole Eriça Mazzeti

Shqipëria është në mes te një krize të thellë institucionale, sic raportohet edhe nga të gjitha mediat. Kryeministri Edi Rama po kërkon te shkarkojë presidentin Meta, menjëherë sapo ky i fundit mori vendimin për të anulluar datën e zgjedhjeve lokale, te cilat ishin në prag. Ai e përkufizoi vendimin e presidentit si një vetëvrasje. Më herët, lideri i opozitës, Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike (anëtare e PPE), hoqi dorë nga mandati i deputetit, së bashku me të gjithë kolegët e partisë së tij, duke theksuar lidhjet e vazhdueshme ndër vite mes Ramës dhe lordëve të drogës, që eksportojnë pandërprerë drogë drejt Italisë. Basha e cilësoi në media kërcënimin e Ramës për shkarkimin e presidentit si një bllof.

“Tensioni në Shqipëri ka prekur majat. Kujtoj se janë të shumtë italianët që kanë kapërcyer Adriatikun dhe kane themeluar atje sipërmarrjet e tyre. Pra, ëahtë urgjente reagimi i qeverisë italiane, ne mbrojtje të qytetarëve tanë atje. Lajmet politike që vijnë nga Shqipëria nuk mund të konsiderohen një kronikë e largët për ne. T’i kthejmë shpinën këtij realiteti do te ishte një sinjal i dobësisë së politikës tonë të jashtme. Nga Shqipëria po na vjen një kërkesë e thekshme për ligjshmëri. Italia duhet t’u përgjigjet gjithmonë “këtu” këtyre kërkesave për ndihmë.”

 

 

Zjarr Tv Ad