Një shtetas turk është arrestuar mëngjesin e sotmë nga Policia Kufitare në Rinas, pasi tentoi të kalonte kufirin me dokumente false, si dhe janë proceduar dy shtetas të tjerë.
Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi turk: S. H., 53 vjeç, banues në Turqi, i cili akuzohet për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Janë proceduar ”, shtetasit J. I., 53 vjeç, banues në Mal të Zi, dhe N. H., 48 vjeç, banues në Maqedoni, pasi kanë transportuar me automjet 53 vjeçarin turk.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 17”.
Operacioni, i zhvilluar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.
Goditet një rast i tentativës për të kaluar kufirin me dokumente të falsifikuara. Arrestohet në flagrancë 1 shtetas.
Procedohen penalisht 2 të tjerë.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në vijim të kontrolleve të detajuara të dokumentacionit që paraqesin shtetasit që hyjnë dhe dalin në PKK Rinas, kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, me dokumente false.
Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi turk S. H., 53 vjeç, banues në Turqi, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Shëbimet e Policisë, gjatë kontrollit të dokumentacionit të shtetasit S. H., kanë dyshuar se ky shtetas nuk kishte paraqitur dokumentet e tij të identifikimit. Gjatë kontrollit të detajuar rezultoi se dokumentet që ai kishte paraqitur, ishin me gjeneralitetet e një shtetasi tjetër.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshme të kufijve”, shtetasit J. I., 53 vjeç, banues në Mal të Zi, dhe N. H., 48 vjeç, banues në Maqedoni, pasi kanë transportuar me automjet shtetasin S. H. dhe kanë patur dijeni që ky shtetas kishte dokumente të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.